Atentat me armë zjarri në Balldre të Lezhës, vritet në hyrje të marketit Nikolin Marku (Lekstakaj)
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se të shtënat janë raportuar në fshatin Balldre.
si pasojë e të shtënave me armë i vdekur ka mbetur Nikolin Marku (Lekstakaj).
Nikolin Marku (Lekstakaj) ka qenë në një market në Balldre ka blerë një cola-cola dhe kur ka dale është qëlluar me armë zjarri.
Mësohet se në market nuk ka pasur njeri veç një gruaje që shite aty.
"Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve." njofton policia.
Ky i fundit është pjesë e familjes Lekstakaj me të cilën Edmond Nikulaj ishte në gjakmarrje që prej vitit 1996, ndërsa ky i fundit u vra në prill 2023.
Për vrasjen e Nikulajt gjashtë persona kanë bashkëpunuar mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

