Shpallet në kërkim pronari i plazhit “Laguna” ne Ksamil, procedohen 3 punonjës të IVMT
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2023, 18:00
Sarandë, shpallet në kërkim policor pronari i plazhit “Laguna” ne Ksamil.
Konkretisht shpallet në kërkim Resul Piro 60 vjeç, banues ne Sarandë.
Piro, në një sipërfaqe pronë e tij dhe në një sipërfaqeje prone shtet ka ndërtuar pa leje dhe ka vendosur 120 çadra dhe 240 shezlonge, të cilat u sekuestruan nga policia.
Procedohen penalisht dhe referohen ne prokurori materialet për 3 punonjës të IVMT të Bashkisë Sarandë.
Procedohen V.Xh, E. Z dhe B. K, 62 vjec, 48 vjeç dhe 37 vjeç.
Dyshohet se duke mosvepruar, lejuan ndërtimin pa leje dhe hetimet zhvillohen për 4 vepra penale.
