Qeveria miraton emërimin e dy anëtarëve të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2023, 20:32
ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në mbledhjen e radhës emërimin e dy anëtarëve të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Në mbështetje të ligjit “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi që: Elira Kokona dhe Ermal Nufi të emërohen anëtarë të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si përfaqësues të Kryeministrisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
