Intriga më e madhe e merkatos së verës. Ja çfarë e shtyu Lukakun drejt tradhëtisë
Marrëveshjet në futboll kërkojnë tre firma; të atij që shet, atij që blen dhe lojtarit por imagjinoni që në rastin Lukaku protagonistët janë më të shumtë dhe çështja u komplikua pikërisht prej përfaqësuesve ligjorë e agjentëve.
Avokati i lojtarit është Sebastien Ledure i cili ka punuar i veçuar nga kompania amerikane Roc Nation. Ishte pikërisht agjencia në fjalë që arriti marrëveshjen mes Chelseat dhe Interit për 35 milionë plus 5 bonuset por në krahun tjetër, agjenti i lojtarit dhe avokati i tij që përfaqëson gjithashtu interesat e bomberit, punoi në frontin bardhezi me Juventusin e madje edhe me pista të tjera si Aston Villa apo Milan.
Në këtë mënyrë, në një moment të dyja palët u përplasën dhe u ktijua kakofonia që tashmë është bërë publike. Interi është shkëputur përfundimisht nga Lukaku që ndoshta pasi të zgjidhë çështjen e së ardhmes, duhet të ndajë edhe atë të përfaqësimit.
