Telefonata e tensionuar Inter-Lukaku, palët ngritën zërin përtej kufirit...

Telefonata e tensionuar Inter-Lukaku, palët ngritën zërin
Dukej dashuri por nuk po rezulton e tillë sepse mes Intert dhe Lukakut do të ketë shumë shpejt një divorc të dhimbshëm, të paktën bazuar në atë që shkruajnë mediat italiane.

Gjatë orëve të fundit kur dukej se klubi zikaltër kishte gjetur gjuhën e përbashkët me Chelsean, sulmuesi nuk e ka hapur telefonin pasi aludohet që ai i ka dhënë fjalën Juventusit.

Zhgënjim i pasuar nga frustrimi në shtëpinë e Interit pasi mes presidentit Zhang dhe lojtarit ka pasur një pakt të pashkruar që të dyja palët të punonin fort për të realizuar kontrtanë afatgjatë.

Pasi Interi mori premtimin e Chelseat se do ta lironte për 35 milionë, Lukaku u zhyt në heshtje dhe kur pas disa orësh palët kontaktuan, tonet nuk ishin më miqësore.

Marotta është ndier i fyer ashtu si i gjithë klubi dhe skuadra e në këtë mënyrë, marrëveshja rrezikon më shumë se kurrë që të mos arrihet.