Një skocez për Partizanin. Arbitër me pak eksperiencë për sfidën delikate
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2023, 11:58
Partizani do të kërkojë biletën e raundit të dytë të Champions League dhe i ka të gjitha mundësitë për të bërë mirë në Hungari përballë BATE Borisov.
Takimi do të luhet të martën në orën 20:00 në stadiumin “Municipal Stadium Mezőkövesd”, ndërsa do të vendosë drejtësi arbitri skocez Kevin Clancy, i certifikuar nga UEFA që në vitin 2013.
Ai është një emër pak i njohur për shqiptarët pasi ka drejtuar një ndeshje të Kombëtares U-19 në vitin 2019 kundër Greqisë, ndërsa ndeshja e fundit e nivelit të lartë që ka drejtuar në Europë është ajo e Conference League mes Basel dhe Slovan Bratislava në 6 tetor të vitit të kaluar. Ndihmësa të tij do të jenë David McGeachie, Jonathan Bell dhe David Munro.
