Përmirësohet gjendja e Van der Sar, ish-portieri transportohet në Holandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2023, 12:45

Edwin van der Sar po e merr veten pas hemorragjisë në tru të pësuar gjatë kohës kur ndodhej në Kroaci me pushime.
Ish-portieri i Kombëtares Holandeze u shtrua fillimisht në vendin ballkanik në terapi intensive ndërsa gjatë orëve të fundit pasi gjendja është përmirësuar, u transportua me helikopter në Amsterdam.
Ajax ku ai punonte si drejtor i përgjithshëm deri përpara pak muajsh, njofton se gjendja është përmirësuar dhe tashmë mjekët shikojnë me optimizëm për rikuperimin e plotë.
Van der Sar u bashkua me Manchester United në vitin 2005 duke zënë vendin e Peter Schmeichel ndërsa triumfoi në finalen e Chamions League 2008 kundër Chelseat.
