Inter heq dorë nga Lukaku, ndërpret bisedimet me Chelsean

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Romelu Lukaku pasi mësoi se ky i fundit po flirtonte me Juventusin.

Zikaltërit ku Lukaku u aktivizua sezonin e fundit, i kanë bërë me dije Chelseat se nuk kanë ndërmend ta blejnë kartonin e sulmuesit edhe pse kishin arritur marrëveshjen për 35 milionë.

Tashmë Juventus duhet të shesë Vlahovic për të transferuar belgun i cili deklaroi kohë më parë se nuk do të shkonte kurrë te Juve.