Inter, orë të nxehta për portierin zviceran, Ian Sommer
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Korrik 2023, 14:21

Me largimin e Andre Onana-s dhe atë të Samir Handanovic, Inter do të hidhet menjëherë në sulm për të gjetur një portier të besueshëm.
Bëhet fjalë për zviceranin e Bayern Munchen, Ian Sommer, i cili do të largohet pasi Manuel Neuer është gati për t’u rikthyer me skuadrën duke lënë pas dëmtimin e rëndë.
Gjatë ditëve të fundit bisedimet janë shpeshtuar dhe palët duket se po gjejnë një rrugë të mesme. Bayern ka vendosur klauzolën 6 milionë euro por Inter mund ta marrë për 2 më pak edhe pse çështja nuk ka marrë ende drejtimin përfundimtar.
