U fut me semafor të kuq, aksidenti që mund t’i kushtonte jetën Messi-t

Lionel Messi për pak sa nuk u përplas me një tjetër automjet në Florida, por jo për fajin e tij.

Një fans e vuri re dhe iu afrua makinës së tij duke e shpërqëndruar pranë kryqëzimit.

Messi ishte i shoqëruar nga një eskortë policie të cilat ishin me sirena të ndezura, pra sipas rregullores, edhe pse me semafor të kuq, Messi mund të futej në kryqëzim dhe makinat e tjera duhet t’i hapnin rrugën, gjë të cilën shoferi i një makine tjetër nuk e bëri.

Për fatin e mirë nuk pati ndonjë aksident, pasi Messi dhe shoferi tjetër arritën të ngadalësojnë shpejtësinë para se të ndodhte ndonjë përplasje.