Drama e Kalvin Phillips me babain që e ka parë për herë të fundit në 2017-ën

Rrugëtimi i Kalvin Phillips në futbollin profesionist nuk ka qenë i lehtë. Mbrojtësi i Manchester City në një intervistë të gjatë për “Daily Mail” rrëfen momentet më të vështira të jetës që lidhen me një dramë të madhe në familje.

Babai i tij Mark ndodhet në burg ku po vuan një dënim 12-vjeçar për trafik droge dhe dhunë. Ai nuk e ka fituar ende lirinë dhe ky është një peng i madh në shpirtin e lojtarit.

“Për herë të fundit e kam parë 6 vite më parë dhe kur e takova ndihesha sikur nuk isha larguar asnjëherë prej tij. Dukej disi i lodhur por ne qeshëm shumë dhe folëm për futbollin. Ai më tha se ndihej shumë krenar. Më premtoi se do të më telefononte por nuk e ka bërë asnjëherë. Dua shumë që të dalë sa më shpejt dhe të jetë pjesa e jona në familjen tonë.

Dua që të më kërkojë gjithçka dëshiron, një shtëpi, një makinë, çfarë të dëshirojë, unë do t’ia plotësoj. Dua që të shëtisë botën dhe të më shikojë mua teksa luaj futboll. Unë mund ta ndihmoj”.