“Guinness”, Ronaldo zbret nga froni Lionel Messin për milionat e fituara

Cristiano Ronaldo i mund të gjithë, edhe Lionel Messin, rivalin e tij të përjetshëm. Asi portugez mban vendin e parë në librin e rekordeve Guinness të këtij viti si atleti më i paguar edhe pse kjo nuk është hera e parë pasi një arritje të tillë e regjistroi edhe në vitin 2017.

Në këtë mënyrë, luzitani ka zbritur nga froni si kampion në fuqi argjentinasin pasi gjatë vitit të fundit ka arkëtuar plot 136 milionë dollarë. Sa për krahasim, vitin e kaluar Messi arkëtoi vetëm 130 milionë.

Llogaritjet bëhen mes majittë vitit 2022 dhe prillit të 2023-shit. Shofrat i jep faqja zyrtare e Guinness Ëorld Records që thekson se 46 milionë i ka fituar si futbollist dhe pjesën tjetër me aktivitetet jashtë stadiumeve.