E largoi Partizani pak ditë më parë por Bruno Telushi gjen menjëherë ekip

Elbasani po rezulton “mbret” i merkatos në Kategorinë e Parë. Bashkë me Flamurtarin, klubi verdheblu është një nga më aktivët në merkato dhe këtë e konfirmon me goditjen e fundit.

Bruno Telushi bashkohet me skuadrën që këtë sezon u ngjit në të Parën dhe ka ambicje për Superioren. Kështu, pak ditë pas largimit nga Partizani për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Zoran Zekic, Telushi duket se ka gjetu akomodim vetëm pak km. nga kryeqyteti në mënyrë që të mos qëndrojë edhe shumë kohë larg familjes.

Gjatë këtij sesioni merkatoje me Elbasanin janë bashkuar edhe Bedri Greca, Edon Hasani, Karakaçi, Rami dhe Idrizaj ndërsa skuadra do të drejtohet nga trajneri Nevil Dede.