“Ja pse erdha te PSG”, Luis Enrique: Kam një premtim për tifozët
Intervistë shumë e gjatë e dhënë nga Luis Enrique për kanalet zyrtare të Paris Saint-Germain, gjatë së cilës trajneri i ri i parisienëve shpjegon arsyet e vendimit të tij për të pranuar projektin e Al Khelaifi-t dhe vendos synime të rëndësishme për vitin e ardhshëm:
“Jam shumë i lumtur, shumë krenar dhe i paduruar për të filluar. Gjithçka është e re dhe kur është e re është si të dalësh nga zona e rehatisë.
“Por unë jam i motivuar sepse është një vend i ri, një qytet i ri, lojtarë të rinj, njerëz të rinj, një ekip i ri. Shumë gjëra të reja, por e gjitha është shumë pozitive dhe siç thashë, pres me padurim për të filluar”.
– Çfarë ju tërheq nga projektin i PSG-së?
“Arsyeja kryesore është se drejtuesit kanë një ide shumë të qartë për ekipin që duan të ndërtojnë, për projektin që duan të ndërtojnë duke përdorur burimet në dispozicion të Paris Saint-Germain.
Dhe nuk po flas vetëm për burimet ekonomike, po mendoj edhe për burimet në aspektin infrastrukturor. Nga këtu, mendoj se ky projekt bashkon gjithçka që është e nevojshme për një trajner të nivelit tim”.
– PSG ka një ekip multietnik.
“Sot në dhomat e zhveshjes së të gjitha klubeve më të mëdha në botë, klube me një potencial të tillë, ka të paktën pesë ose gjashtë kombësi të ndryshme. Shpesh duhet të dish të flasësh tre ose katër gjuhë. Të komunikosh në gjuhë të ndryshme është futbolli modern, po e shfrytëzoj si një mundësi.
Të mësoj frëngjisht është një nga gjërat që dua të bëj shpejt, por mund të flas edhe italisht me disa lojtarë, të flas anglisht me të tjerë, të flas spanjisht…
Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë të mund të komunikojnë në gjuhën që i përshtatet më shumë, por është gjithashtu shumë e rëndësishme që të gjithë të huajt që vijnë në Francë dhe Paris të mësojnë gjuhën franceze”.
Objektivi im është që tifozët e Paris Saint-Germain të jenë krenarë për ekipin e tyre, për atë që shohin në fushë, ta shijojnë shfaqjen. Dhe ata do ta vlerësojnë nëse shohin përpjekje, punë, një ekip që sulmon mirë dhe mbrohet mirë, një ekip që luan së bashku, një grup i bashkuar. Nëse u pëlqen, dhe jam i sigurt se po, atëherë ata do të jenë krenarë për ekipin e tyre”.
Ta dini se dua t’ju bëj krenarë, dua t’ju jap ndjesinë se ekipi po punon, po lufton, po luan futboll të mirë dhe mbi të gjitha luan çdo ndeshje për të fituar pikë pa bërë kurrë llogari.
Kjo është ajo që mund t’ju garantoj si trajner. Nuk e di nëse do të funksionojë, por kam besim se mund të bëhet edhe nëse nuk mund t’i parashikoj rezultatet. Shpresoj që do të argëtohen shumë”, u shpreh tekniku spanjoll.




