Mbledhja e Këshillit të Mandateve nis me debat, Bardhi-Nikollës: Boll e zvarritët çështjen, mos i jepni kohë Ahmetajt të fshihet

Ashtu siç ishte parashikuar që dje, sot mblidhet sërish Këshilli i Mandateve, ku do të diskutohet mbi kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt.

Mësohet se kreu i SPAK, Altin Dumani, bashkë me prokuroren Enkeleda Millonai për të paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Mandateve kërkesën e tyre për arrestimin e deputetit socialist, bashkë me ato që cilësohen si prova nga Prokuroria e Posaçme.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve nis me debate. Kryetarja e Kuvendit njofton që çështja do shqyrtohet në senacë javën e ardhshme.

Bardhi debat me Kryetare e Kuvendit: Po bashkëpunoni në krim, mos i jeni me shume kohe Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në rend dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër.

Sipas informacioneve të fundit mund të ketë një seancë plenare të posaçme të hënën, por pritet për t’u parë nëse do të ketë dy raporte për këtë çështje nga palët.