Vrau Pjerin Xhuvanin në Elbasan para zgjedhjeve, dënohet me 22 vite Arbër Paplekaj
Pas dy vitesh hetim, gjykata e Elbasanit ka dënuar me 22 vite burg Arbër Paplekajn. Trupa e gjeti fajtor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021, pas një konflikti mbi dyshimet për blerje të votave. Avokati deklaroi se do të apelojë vendimin
Gjykata e Elbasanit dënoi me 22 vite burg Arbër Paplekajn duke e shpallur fajtor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2021.
Dënim me shërbim prove është dhënë për nëndrejtorët Abert Nushi e Nikollaq Palla dhe 6 efektivet e Shqiponjave.
Në sallën e gjyqit ishte edhe vetë ish efektivi i RENEA-s iangazhuar në atë kohë në ekipin e mbrojtjes së votës në partinë demokratike
Avokati i Paplekajt pas vendimit u shpresh se gjykata ka rrëzuar disa kërkesa të tij të cilat përbënin sipas tij të vërtetat mbi ngjarjen.
Pas shkallës së parë, dosja thotë ai do të shkojë në apel.
Në lagjen 5 maji në Elbasan grupi i PD ndaloi një makinë që sipas tyre dyshohej se përdorej për ndarjen e parave me qëllim blerjen e votave.
Debati u pasua me përdorimin e armëve ku viktimë mbeti Pjerin xhuvanit dhe u plagosën efektivët e policisë Xhensila Sota, edhe tre persona të tjerë.
Dyshimet janë se në ngjarje u përdorën edhe armë të tjera, por deri më tani pa autor.
Sipas dosjes ngjarja besohet se ka ndodhur në sy të punonjësve të policisë dhe drejtuesve të saj, por në pamundësi për ta parandaluar.
