Gjykata e Tiranës si skenë teatri/ Gjyqtarja Fatime Decolli mallkon, ndërsa ekspertja nuk di të masë
Ora News bëri publike konfliktin mes ndërtuesve të një pallati në qendër të Tiranës dhe qytetarit me iniciale E.Ç i cili denoncoi faktin se iu kerkua të paguaj 50 mijë euro për hapsirën e perbashkët nderkohë që sipas matjeve kjo hapsire eshte shumë herë me vogël.
Kjo çështje përfundoi në dyert e gjykatës por edhe pse kanë kaluar 5 vite çështja është ende në seancë përgatitore, dhe sikur të mos mjaftojë ky fakt gjyqtarja Fatime Decolli nuk i vë në dispozicion palës paditëse audiot e seancave gjyqësore.
TV Ora News ka arritur të sigurojë audion e një seance gjyqësore.
Pas dhjetra kerkesash për audiot e seancave dhe 1 viti e gjysëm pritje gjyqtarja Fatime Decoli shprehet se ende nuk e ka shqyrtuar kërkesën për kopje disku.
Paditësi: Avokati më porositi tha të lutem kujtoje gjyqtaren, na tha që do na i jepte pas 10 kërkesave me shkrim dhe 5 a 6 me gojë dhe premtimeve na tha që do na i jepte. Ditën që morëm ekspertizën shkuam te sekretaria dhe na thanë që nuk i keni dorëzuar audiot dhe procesverbalet e seancave. Kur do na i jepni z. gjyqtare?
Gjyqtarja Fatime Decolli: Do ta marr në shqyrtim kërkesën tuaj
Paditësi: Kemi një vit e gjysmë
Gjyqtarja Fatime Decolli: E kuptoj, po e di. Do ta marr në shqyrtim , akoma nuk e kam shqyrtuar kërkesën tuaj për kopje disku
Paditësi: 1 vit e gjysmë ë?
Edhe pse gjykata e ka vendosur eksperten që të përcaktojë dhe të llogarisë sipërfaqen e ambienteve të përbashkëta , ajo shprehet se nuk mund t’i kryej këto matje.
Gjyqtarja Fatime Decolli: Pyetja e zoterisë është pse nuk ke berë matjet.Se thotë e thotë e thotë pafundesisht pse nuk janë berë matjet?
Ekspertja: Sepse per tu bërë matjet unë nuk jam në gjendje të mas këndet, e kam thënë edhe më parë.
Gjatë seancës gjyqtaren e lëshojnë nervat, dhe i kthehet me tone të larta palës paditëse
Gjyqtarja Fatime Decolli: Ti devijon kaq shumë ndonjëherë
Paditësi: Devijoj?
Gjyqtarja Fatime Decolli: E kam punë këtë unë ore zoteri
Paditësi: Po
Gjyqtarja Fatime Decolli: Po pra, po, po po kur të flas më fol. More vesh? Kaq!
Paditësi: Po
Gjyqtarja Fatime Decolli: Nuk dua më të me drejtohesh as me po as me moj
Paditësi: Moj? Nuk të jam drejtuar ndonjeherë me moj.
Zonja gjyqtare në lidhje me këtë
Gjyqtarja Fatime Decolli: Nuk po të jap fjalën fare
Paditësi: Nëse ju doni të bëni monolog
Gjyqtarja Fatime Decolli: Monolog do bëj, po.
Ndërkohe që qytetari pret drejtësi gjyqtarja Fatime Decolli e humbet koherencën në të shprehur, dhe më pas lëshon një mallkim .
Gjyqtarja Fatime Decolli: Asaj perjudhe që unë kam qënë sëmurë, isha mirë po isha sëmurë.
Paditësi: Asaj perjudhe që i referoheni nuk ishit sëmurë, ishit me leje.
Gjyqtarja Fatime Decolli: Nuk iki fshehurazi nuk sëmurem fshehurazi
Paditësi: Jo nuk ishit sëmurë ishit shumë mirë
Gjyqtarja Fatime Decolli: Po pra , shyqyr zoti
Paditësi:Po edhe ne ashtu duam
Gjyqtarja Fatime Decolli: Kush më do të sëmurë, u sëmurtë.
Paditësi: Ne jemi të sektorit të mjekesisë, edhe ato që janë semurë i rregullojmë
Mosmarrveshjet mes firmes së ndertimit dhe qytetarit nuk dihet se kur do zgjidhen sepse edhe pas 5 viteve gjyq çeshtja është ende ne seancë përgatitore.
