KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ndriçim Troplini
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2023, 13:35
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Ndriçim Troplinin, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 6 korrik 2023 me prokurorin Ndriçim Troplini.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari relatore, Olsi Komici anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
