Sprova e 26 prokurorëve të rinj, Çela: Problem zvarritja e çështjeve, qytetarët duan drejtësi

Paanshmëri, përballja me sfidat dhe të mos zvarritin çështjet.

Këto ishin tre mesazhet që krerët më të lartë të drejtësisë në shqipëri u dhanë 26 prokurorëve që nga kjo e mërkurë kanë nisur detyrën pas lënies së bankës së studimeve

26 prokurorë të rinj do ti shtohen stafit të akuzës nga kjo e mërkurë duke nisur mbushjen e vendeve vakante të krijuara nga Vettingu apo dhe prej dorëheqjeve.

Kreu i KLP në përshëndetjen e tij i paralajmëroi për sfidat që do të kenë por përkundrejt kësaj kishte edhe një apel.

Kryeprokurori Olsian Çela theksoi se nuk do të donte t’i demoralizonte por shtoi se në këto momente të emëruarit e rinj i pret situatë e vështirë.

Zvarritjen e proceseve Çela e konsideroi nga problemet më të hasura.

Mesazh për prokurorët e rinj kishte dhe ministri Ulsi Manja, i cili u kërkoi të qëndrojnë larg ndikimeve politike.