Bëri veprime të turpshme ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij, arrestohet 38-vjecari në Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. B., 38 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vepra të turpshme". 38-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme, ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.