I nxehti pushton vendin, Osmani: Temperaturat mbi 40 gradë, rekord në Berat, Kuçovë e Gjirokastër

I nxehti ekstrem ka pushtuar edhe Shqipërinë.

Në disa qarqe termometri do të shënojë 41 deri në 42 gradë Celsius.

Për sinoptikanët këto shifra janë shumë më të larta nga mesatarja e regjistruar

Sinoptikanët paralajmërojnë për një muaj korrik me temperature ekstremisht të larta. Madje në disa qarqe termometri do të kalojë mbi 40 gradë.

Hakil Osmani, nga Meteoalb paraqet edhe një hartë të zonave ku dielli do të jetë edhe më I fortë

Temperaturat nuk janë në vlera normale por korrikun, ndërsa edhe vranësirat do të jenë të lehta

E njëjta panoramë paraqitet dhe në rajon por dhe në disa shtete të bashkimit evropian.

Si masë kërkohet qëndrimi në ambiente të freskëta si dhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve.