Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Gazmend Bardhi kërkon të futet në rend dite nesër në Kuvend
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 12 Korrik 2023, 15:48
Gazment Bardhi do të kërkojë që çështja e mandatit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt të futet nesër në rendin e ditës në parlament.
Ndaj tij SPAK i ka bërë një kërkesë Kuvendit që të arrestohet nën akuzë për shpërdoim detyre, korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Burime nga PS thonë që raporti për çështjen e Ahmetajt do të bëhet gati sot por nuk do bëjnë kërkesë që të futet në rend dite neseër.
