Zyrtare/ Begaj dekreton emërimin e Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretaruar ditën e sotme kërkesën për emërimin e Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm, pas shkarkimit të Bledi Çuçit nga ky post.
Begaj miratoi kërkesën e bërë nga ana e kryeministrit Rama disa ditë më parë duke kërkuar shkarkimin e ish-ministrit Çuçi dhe zëvendësimin e tij me tanimë ish-kreun e grupit parlamentar të socialistëve.
Ndryshimi i beftë në qeveri në këto ditë të nxehta ndodhi për shkak të skandalit ndërsa të afërmit e një deputeti socialist rrahën barbarisht dy banorë të Borizanës në Krujë.
Çuçi iku nga detyra bashkë me deputetin Rrahman Rraja i cili dje i dorëzoi Taulant Ballës dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Kryeministri Rama nuk vonoi, por emëroi për ministër të Brendshëm kreun e grupit kuvendor socialist, Taulant Balla.
Balla është deputet i Qarkut Elbasan dhe drejtues politik për Partinë Socialiste në qarkun Fier.
Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 si për socialistët, por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

