Arben Ahmetaj drejt arrestimit, lëvizjet në Ministrinë e Brendshme, PS takime në Vilën 30

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në vilën qeveritare Sekretarin e Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi dhe dhe Ulsi Manjan.

Më pas takimit i është bashkuar kreu i grupit PS-së, Taulant Balla emri i të cilit është dërguar në presidencë për tu emëruar në postin e lënë bosh nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Fokusi i diskutimeve ishin zhvillimet e fundit, edhe në Ministrinë e Brendshme, me shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimit në vend të tij të Taulant Ballës.

Këshilli i Mandateve në Kuvend pritet që të mblidhet për ti hapur rrugë arrestimit të Ahmetajt, ku fillimisht do të dëgjohen pretendimet e ish-ministrit dhe të SPAK, dhe më pas raporti i kalohet për votim Kuvendit.

Kjo procedurë mund të evitohej nëse vetë Ahmetaj do të jepte dorëheqjen. Kërkesa drejtuar Kuvendit mban firmën e kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili është dhe prokurori që ka hetuar një pjesë të aferës së inceneratorëve, ku dyshohet si i implikuar dhe Ahmetaj.