SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt, Kryemadhi: Follow the money! Të arrestuarit shkojnë e vijnë, paratë…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2023, 11:56
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Në statusin e saj në Facebook, Kryemadhi ka thënë se SPAK nuk duhet të harrojë edhe pagesat e Bashkisë së Tiranës.
STATUSI:
Lajm i fundit: SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetaj, ish Zv Kryeministër. Te arrestuarit venë e vijnë, ndërsa PAGESAT vetem venë. FolloW the money….SPAK mos harro të ndalosh edhe pagesat e Bashkisë Tiranë!


