"Emrat për kreun e ri të grupit" Mblidhet grupi i PS, burimet: Mazhoranca nuk bëhet mburojë për Ahmetajn
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS sot është diskutuar kërkesa e SPAK për arrestimin e deputeti Arben Ahmetaj.
Sipas burimeve nga grupi parlamentar socialist, mësohet se mazhoranca nuk do të bëhet mburojë, e kësisoj nuk do të pengoj kërkesën e Institucionit të rëndësishëm të drejtësisë.
Kujtojmë se për raste të ngjashme, kryeministri Rama është shprehur publikisht se PS nuk bëhet avokate e asnjë zyrtari të lartë rreshtuar krahë saj.
Kuvendi pas marrjes së kërkesës pritet të mbledhë brenda dy ditëve të ardhshme këshillin për mandatet dhe imunitetin. Mbledhja e cila është kërkuar nga vetë SPAK me dyer të mbyllura dhe larg syrit të mredias.
Sipas gjasave, kërkesa do diskutohet këto ditë për tia kaluar seancës plenare të ditës së enjte, 13 Korrik.
Në mbledhje janë diskutuar emrat që do të marrin postin e kreut te grupit. Deri më tani diskutohen nga selia rozë Ermonela Felaj, Toni Gogu dhe Arben Pëllumbi.


