Kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt, Bardhi: Veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë
Kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt, reagon Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi
"Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama. Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit.
I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit," tha ai.
1/2. Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të inceneratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama.
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) July 10, 2023

