Rraja e Ahmetaj “pushtojnë” Kuvendin, Bardhi: Në paraburgimin e Durrësit PS formoi grup parlamentar
Kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe dhuna në borizan të Fushë Krujës nuk shpëtoi pa debat mes mazhorancës dhe opozitës. Këta të fundit shprehen se do të ketë të tjerë të pandehur për incineratorët ndërsa shtuan se në paraburgimin e durrësit PS ka një grup parlamentar. Por për socialistët, drejtësia nuk pengohet më si në rastin kur qeveriste berisha
Në komisionin e ligjeve opozita paraqiti kërkesën për ndryshime në draftin për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit.
Madje Gazmend Bardhi ka sjellë në vëmendje dhe një shkresë të ambasadores së BE ku sillet në vëmendje respektimi i të drejtave të njeriut sa i përket lustracionit
Qëndrimi nga mazhoranca është përkthyer si tërheqje nga konsensusi cka solli replika mbi moralin parlamentar.
“Mendoj të marrim kohë për të diskutuar ende. Duke parë që palët janë secili në polin e vet, kjo është një çështje që na bashkoi që në krye të herës. Mendoj se kemi marrë kohë të mjaftueshme. Shoh që edhe në kampin opozitar ka dy variante. Ne 3 ligje për të njëjtën gjë nuk bëjmë dot. Ne duam të bëjmë një ligj sipas standardeve. Qëllimi është që të pastrojmë jo vetëm politikën, por edhe administratën shtetërore. Secili ka një qëndrim për këto tre nisma. Do të duhet të ulemi edhe një herë, nismëtarët dhe relatorja. Është moment i rëndësishëm dhe është momenti për ta bërë mirë këtë gjë”, tha kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka.
Ndërsa Enkelejd Alibeaj deklaroi se “thirrjet tuaja për konsensus që çojnë në shtyrje dhe zvarritje të iniciativës sonë janë të papranueshme. Që ky të jetë një episod që takohemi çdo gjashtë muaj, kjo nuk është serioze”.