Aksion kundër kultivimit të kanabisit në Krujë, FNSH dhe dhjetëra forca policie në terren

Një aksion policor në zonën e Krujës ka nisur prej orëve të para të ditës së sotme.

Burime për Ora News bëjnë me dije se aksioni po zhvillohet kundër aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike.

Që në orët e para të mëngjesit dhjetëra forca policie dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë janë të angazhuara në këtë operacion dhe ndodhen në terren.