EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikimit të drogës, arrestohet 44-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Itali

Është arrestuar 44-vjeçari Roland Hysollari, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet me dije se pritet ekstradimi drejt Italisë.

44-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonas ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar, për të, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Si rezultat i punës lokalizuese të kryer nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale, në bashkëpunim me FAST Albanian, zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe në vijim të shkëmbimit të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, më qëllim ekstradimin drejt shteteve ku kanë kryer veprën penale, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Doppio gioco”, në kuadër të të cilit u kap shtetasi:

R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

44-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonas ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar, për të, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin me qëllim ekstradimin e shtetasit R. H., drejt Italisë.