Biznesmeni Ruzhdi Hoxha u gropos në Dajt në 2021, prokuroria kërkon 18 vite burg për Fredi Rrushin

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha u gropos në Dajt në 2021, prokuroria
Ruzhdi Hoxha ( majtas me syze) dhe Fredi Rrushi ( në të djathtë )

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 18 vite burg për Fredi Rrushin. Ky i fundit i akuzuar për vrasjen e biznesmenit, Ruzhdi Hoxha.

Biznesmeni Hoxha u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtin më 6 nëntor të vitit 2021.

Ndërkohë vëllai i Fredi Rrushit është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, pasi dyshohet se ka lidhje me zhdukjen e makinës që u përdor në vrasje.

Mbrëmjen e 24 tetorit, djali i tij denoncoi në komisariatin numër 5 largimin e të atit nga banesa. Pas denoncimit, një grup oficerësh zbuluan personat e fundit që ishin me 43 vjeçarin Hoxha.

Ruzhdi Hoxha, u gjet i ekzekutuar dhe i groposur në Qafë-Mollë në Dajt. Policia ra në gjurmët e Hoxhës, pasi u gjet xhupi i tij me njolla gjaku dhe një shenjë plumbi i hedhur mes shkurreve në Qafë Mollë.

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha u gropos në Dajt në 2021, prokuroria
Ruzhdi Hoxha ( majtas me syze) dhe Fredi Rrushi ( në të djathtë )