“Ndryshimet favorizojnë Gjinushin” Debatet te Komisioni Medieve, opozita kërkon praninë e grupeve të interesit

Debatet për ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave janë transferuar në komisionin e Medias. Më herët deputetja demokrate, Ina Zhupa ka deklaruar se po ndryshohet edhe mosha për akademikët pasi Skënder Gjinushi është pranë të moshës 75-vjaçare.

Ndryshimet ligjore për akademinë e shkencave deputetët e opozitës i vlerësojnë se po bëhen për të favorizuar Skënderi Gjinushin për të marrë një mandate të dytë.

Ligji aktual përcakton se anëtarët e akademisë mund ta ushtrojnë detyrën deri në 75 vjeç dhe kryetari nuk mund të ushtrojë mandatin e dytë radhazi.

Në një deklaratë për mediat, Ina Zhupa vë në dukje se në projektligj zhbëhen dy nene që qartazi penalizonin Gjinushin të rikandidojë.

Me debate është shoqëruar edhe mbledhja e komisionit të medias, në të cilin deputetja demokrate këmbënguli që të mos anashkaloheshin grupet e interesit, duke kërkuar praninë në Komision edhe të akademikut Artan Fuga

Në përfundim të kësaj mbledhjeje pati një tërheqje nga ana e mazhorancës, e cila shtyu diskutimin për të hënën e 10 korrikut, ku do të dëgjohen edhe grupet e Interesit.