Alma Kaçi kërkon lirinë, apelon vendimin për burgim: Kam 2 fëmijë e një nënë që duhet të kujdesem

Alma Kaçi i është drejtuar gjykatës së posaçme duke i kërkuar një ndryshim masë me argumentin se është e vetmja që siguron të ardhura në shtëpi. Po ashtu ajo thotë se ka një fëmijë dy vjeç dhe një nënë të sëmurë që i duhet të kujdeset për të.

Pas kryebashkiakut Safet Gjicit edhe Alma Kaçi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për masë më të butë se sa ajo e arrestit në shtëpi.

40-vjeçarja Kaçi pretendon në ankim se është e vetmja që siguron të ardhura për familjen, përkatësisht fëmijën e mitur 12 vjeç dhe nënën e sëmurë 71-vjeçare.

Një tjetër argument në ankim ka të bëjë me kualifikimin e veprës penale. Sipas mbrojtjes ligjore të Kaçit, nuk kemi të bëjmë me veprën penale të korrupsionit aktiv pasi e gjitha ajo ka qenë inskenim.

Për herë të parë, ajo përmes mbrojtësve ligjor, artikulon se nuk ka kryer aferë korruptive me kryebashkiakun Gjici, por që ka qenë një situatë e inskenuar.

Video intime e Safet Gjicit me Alma Kaçin u publikua më 16 qershor.

Alma Kaçi kërkon lirinë, apelon vendimin për burgim: Kam 2

Në disa sekuenca filmike Gjici dhe Kaci kryejnë marrëdhënie seksuale e më pas diskutojnë për një projekt për ndërtimin e qendre për qentë në Bashkinë e Kukësit.

Të dy protagonistët u shprehën se janë në një lidhje intime me njeri-tjetrin, por më pas rezultoi se takimi me Gjicin kishte ndodhur vetëm dy herë.

Nga ana tjetër Gjici pretendon se nuk ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv me argumentin, se ka mbetur deklarative çështja e projektit, dhe se asnjë procedurë nuk është kryer.