Klinton largohet nga Shqipëria: Ishte e gjitha e jashtëzakonshme, po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton ka lënë Shqipërinë pas vitës 24 orëshe në vendin tonë. Klinton ka udhëtuar rreth mesditës së të martes, ndërsa para ikjes ai ka qëndruar me Ramën në Vilën Qeveritare.
247 vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e gjeti si rrallëherë ish-Presidentin Bill Klinton jashtë vendit.
Klinton ndodhej në Tiranë, ku po qëndronte pres mesditës së 3 korrikut.
Kryeminsitri Edi Rama e nisi ditën duke uruar pavarësinë e SHBA-së me 52 foto nga pritja për Bill Klinton të hënën në Bulevardin “Dëshmorët Kombit”.
Në postimin në rrjetet sociale Rama zbuloj ndër të tjera edhe dhuratën që i kishte bërë Klintonit. Librin e tij me piktura.
Gjatë paradites së ditës së dytë të qëndrimit të presidentit të 42 të SHBA, ai u takua me Ramën në Vilën qeevritare ku qëndruan përreth 1 orë së bashku.
Më pas, Klinton iu drejtua Aeroportit të Rinasit.
Atë e përcolli kryeminsitri Rama I cili në një status në facebook, citoj klintonin te ketë thënë:
“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është Weest Albania”.
Bill Klinton u nis drejt Shteteve të Bashkuara të amerikës në mesditë, duke përbyllur vizitën e tij historike në vendin tonë.
