KQZ “frikë” nga sulmet kibernetike, votimi elektronik, Celibashi: I kushtuam pak vëmendje sulmeve
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi pohoi se mbetet ende një vështirësi mbrojtja nga sulmet kibernetike. Gjatë një konference lidhur me sistemit e digjitalizimit në zgjedhje edhe partnerët e huaj theksuan se asnjë institucion në rajon nuk është totalisht i mbrojtur nga sulmet kibernetike.
Teksa projekti pilot i votimit elektronik u cilësua i suksesshëm nga Kryekomisioneri Celibashi, gabimi i vetëm sipas tij, ishte se nuk i kushtuan vëmendjen e duhur sulmeve të mundshme kibernetike.
Gjatë një konference me partnerët e huaj ku temë kryesore ishte digjitalizimi i sistemit zgjedhor, Celibashi u shpreh se përdorimi i teknologjisë ishte një lloj lehtësie gjatë procesit të zgjedhjeve.
Celibashi: Përdorimi I IT-së sa më shumë të jetë e mundur do të jetë e mirë por në fillim të diskutimeve dhe mundimin për të krijuar procese elektronike sa më shumë të jetë e mundur i kushtuam pak vëmendje dhe sulmeve kibernetike duke u nisur dhe nga fakti se institucioneve të tjera kanë rënë pre e këtyre sulmeve.
Zyrtari i punëve të brendshme të Bashkimit Evropian Aleksandër Rumanovic teksa dha porositë e tij u shpreh se asnjë institucion nuk është 100% i sigurt kur bëhet fjalë për sulmet kibernetik.
Romanovic: Kërcënimet e sulmeve kibernetike janë një risk që duhet të merret me seriozitet jo vetëm sa I përket proceseve elektorale. Kemi dëgjuar më parë që janë sulmuar platformat e partive gjatë fushatave si mediat sociale, platformat online etj. Asnjë sistem nuk është 100% i mbrojtur nga sulmet. Nga ana e BE besoj se kemi reaguar në kohë sa I përket sulmeve në këtë rajon dhe shpresojmë të realizojmë projekte të cilat do të rrisin kapacitetet e teknologjisë në të gjithë institucionet e rajonit të Ballkanit.
Sa i përket Shqipërisë, votimi elektronik u zhvillua në bashkitë Vorë, Kamëz dhe Elbasan. Ndërkohë në të gjitha qendrat e votimit procesi i identifikimit të votuesve u krye në mënyrë digjitale.
