Debate për sigurinë tek “ligjet”, zv/ministri i Brendshëm: Shifrat e krimit janë përgjysmuar

Me debate është shoqëruar mbledhja e Komisioni të Ligjeve, teksa deputetë të opozitës akuzojnë policinë dhe drejtuesit për rritje të kriminalitetit.

Ndërsa përfaqësuesit e qeverisë shprehen se ka një rënie të kriminalitetit në vend dhe këtë e tregojnë shifrat.

Kjo përplasje ka ardhur pak orë pas atentatit me 1 viktimë dhe dy fëmijë të plagosur në Fushë Krujë.

Kjo deklaratë e zëvendësministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari shkaktoi debate në komisionin e ligjeve vetëm pak orë pas atentatit me 1 viktimë dhe dy fëmijë të plagosur në Fushë Krujë.

Ndryshe nga përfaqësuesi i qeverisë, deputetët e opozitës thonë se kriminaliteti është i lartë

Ngritën pikëpyetje mbi hetimet e ngjarjeve të rënda nga policia e shtetit.

Komisioni i ligjeve shqyrtoi këtë të hënë marrëveshjen me Mbretërinë e Arabisë Saudite për luftën ndaj krimit dhe konventën për shtypjen e akteve të terrorizmit bërthamor.