Bejtja, objektivi në sulmin me armë, u largua nga makina pak sekonda para se të hapej zjarr
Nga Eton Qyno Përditësimi i fundit 4 Korrik 2023, 13:20
Gentjan Bejtja, personi që ka besohet se ka qënë objektivi i sulmit me armë mbrëmjen e djeshme, është larguar vetëm pak sekonda më parë ka makina, e cila u sulmua me armë automatike nga tre persona ende të paidentifikuar.
Elton Qyno raporton se Bejtja, është larguar duke i shpëtuar atentatit ndërsa viktimë mbeti kunati i tij, Ramazan Sino dhe të plagosur dy fëmijët e mitur 10 dhe 13 vjeç.
Për shkak të tronditjes së fortë psikologjike, Bejtja dhe familjarët e tij, ende nuk janë marë në pyetje nga policia. Ndërsa ajo që dihet tashmë është fakti se autorët kanë zbrazur plot 28 plumba automatiku.
Qëllimi i tyre ka qënë vrasja e Gentjan Bejtjes, ndërsa plumbat i kanë marë jetën 29-vjeçarit Sino dhe kanë plagosur dy fëmijët.

Gentjan Bejtja

