Polemika për trajnerin e kombëtares? Në Nigeri do ta zgjedhin me një…referendum

Presidenti i Federatës Nigeriane të Futbollit, Ibrahim Gasau ka marrë një vendim të paprecedentë duke i hequr të drejtën vetes për të zgjedhur trajnerin e kombëtares dhe në këtë mënyrë të të evituar kritikat.
Ai ka vendosur që të jenë njerëzit ata që të zgjedhin njeriun që do të duhet të drejtojë kombëtaren, një prej skuadrave më të mira të Afrikës dhe me shumë përgjegjësi përpara pritshmërive të tifozëve të saj.
Kontrata e trajnerit aktual, portugezit José Peseiro i cili e kualifikoi skuadrën në Kupën e Afrikës, skadon në 30 qershor dhe federata do të hapë një votim.
Sipas federatës, do të jenë njerëzit ata që do të thionë fjalën e fundit nëse ish-trajneri i Sportingut të Lisbonës duhet ose jo ta drejtojë skuadrën edhe në Kupën e Afrikës 2024 që do të zhvillohet në Bregun e Fildishtë.
