Aktori i njohur hollivudian tashmë edhe pronar i Alpine në Formula 1

Aktori i njohur hollivudian tashmë edhe pronar i Alpine në Formula 1
Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney, dy njerëzit që kanë në pronësi skuadrën e Wrexham, futen edhe në botën e Formula 1 ku arritën të blejnë 24 % të aksioneve në skuadrën Alpine.

Aktori i njohur hollivudian bashkë me kolegun e tij duket se është i fiksuar pas sportit dhe në këtë inisiativë ata bashkëpunojnë me dy kompanitë e tjera, Otro Capital dhe RedBird Capital Partners duke nisur një rrugë të re përtej futbollit.

Alpine renditet aktualisht në vendin e pestë të Formula 1 ndërsa investitori tjetër që është RedBird, pronari aktual i Milanit që derdhi gjithashtu 200 milionë euro për një pjesë të rëndësishme të aksioneve të skuadrës amerikane.

Reynolds dhe McElhenney e blenë Wrexham në vitin 2021 duke e rikthyer këtë klub në League Two pas 15 viteve mungesë.