Nuk kishte dyshime por tashmë është zyrtare, Barcelona nënshkruan më kampionin e Europës

Nuk kishte dyshime por tashmë është zyrtare, Barcelona
Ilkay Gundogan është edhe zyrtarisht një lojtar i Barcelonës. Pas shumë javëve bisedime dhe me probleme të shumta të hasura në qëndrimet mes dy skuadrave, lojtari me pasaportë gjermane ka kaluar nën urdhrat e trajnerit Xavi duke u larguar përfundimisht nga Manchester City që do ta zëvendësojë ate me Mateo Kovacic.

Barcelona ka nënshkruar për 2 sezone me opsion për një vit tjetër dhe me klauzolën e çmendur 400 milionë euro.

Sipas komunikatës së klubit katalanas, 34-vjeçari është një përforcim shumë i rëndësishëm pasi skuadra pasurohet me një lojtar mesfushori i cili ka vizion dhe aftësi të mëdha për të ndërtuar lojën sulmuese.