“Mendova se do të vdisja”, portieri rival i Shqipërisë rrëfen momentin dramatik
13 prillin, portieri Wojciech Szczesny nuk do ta harrojë asnjëherë. Një datë që ka ndryshuar jetën e polakut të Juventusit, i cili përjetoi momente të vërteta frike gjatë ndeshjes së Europa League kundër Sportingut në Lisbonë. Ai u detyrua të dilte nga fusha për shkak të një dhimbjeje të pakuptueshme në gjoks.
“Mendova se do të vdisja, ishte e frikshme. Pasi i pasova topin shokut të skuadrës m’u duk sikur zemra do të më shpërthente. I thashë Milik se ndihesha keq, por kundërshtarët e ekzekutuan goditjen e këndit. Ishte një dhimbje e tmerrshme dhe edhe sot nuk e kam idenë se çfarë ndodhi, ndoshta ndonjë problem në shpinë ose në kolonën vertebrale”.
Wojciech Szczesny me Poloninë do të ndeshet me Shqipërinë në muajin shtator në stadiumin “Air Albania” për eleminatoret e Euro 2024.
