Real Madrid nuk e “tradhëton” luftëtarin kroat, Luka Modric

Luka Modric do të vijijë karrierën në Madrid për të paktën edhe një sezon me fanellën e Realit.

Edhe pse me 37 vite mbi supe dhe ndoshta në fundin e karrierës, Florentino Perez e shpërblen ballkanasit me një vit tjetër në kontratë për kontributin e dhënë por edhe për rëndësinë që ka ai në grupin “Los Blancos”.

Rinovimi është zyrtar dhe Modric do të mbyllë sezonin e 12 me Realin ku ka luajtur 488 ndeshje dhe ka fituar 23 trofe.  

Pak ditë më parë, Modric refuzoi një ofertë të çmendur nga Arabia Saudite ku iu premtuan rreth 200 milionë euro në sezon, shumë që e arkëton momentalisht vetëm Cristiano Ronaldo