Bisedoi direkt me qeverinë, Gattuso pranon detyrën për të drejtuar Al Hilal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2023, 14:26

Ish-trajneri i Napolit dhe Valencias por edhe me një karrierë të gjatë si lojtar, Gennaro Gattuso nis një eksperiencë tërësisht ndryshe në karrierën e tij si drejtues stoli.
Pas shumë ditëve bisedime me drejtues të lartë të qeverisë në Arabinë Saudite, ai është bindur për të marrë drejtimin e skuadrës më të titulluar dhe më të njohur të vendit.
Bëhet fjalë për Al Hilal ku do të përfitojë 15 milionë euro në sezon dhe u gjen një njohje të vjetër, mbrojtësin Kalidou Koulibaly.
Objektiva të tjerë të nënkampionëve të Azisë janë edhe Hirving Lozano e Stanislav Lobotka, dy lojtarë të tjerë që Gattuso i ka drejtuar në kohën kur ishte trajner i Napolit.
