Kosova importon sërish trajner nga Shqipëria, ja ku do të drejtojë Klodian Duro

Ilir Daja drejton kampionët e Ballkanit por rivali i tij do të jetë një shqiptar në Superligën e Kosovës. Bëhet fjalë për Klodian Duron.

Elbasanasi ka marrë drejtimin  e skuadrës së Gjilanit, gjithashtu pretendente për titullin dhe me ambicje të mëdha.

Ish-mesfushori ka marrë përsipër për ta çuar përpara projektin e bardhekuqve pas largimit të Zekirija Ramadanit. Duro do të nisë menjëherë nga puna pasi do të përballet në 13 korrik me Progres Niedekorn nga Luksemburgu në Ligën e Konferencës.