Tirana rikthen në skuadër një tjetër “ish”, ja për kë bëhet fjalë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2023, 12:37
Nënkampionët e Shqipërisë vazhdojnë të jenë agresivë në merkato. Pasi afruan Albi Dokën tashmë e ka radhën një tjetër “ish”.
Bëhet fjalë për mbrojtësin korçar, Erjon Hoxhallari. 26-vjeçari nuk ka shkëlqyer në aventurën 1-vjeçare në Rumani ku nuk arriti të përshtatej dhe në këtë mënyrë ai ka vendosur të rikthehet në Superligë.
Trajneri Orges Shehi do ta ketë në dispozicion gjatë orëve të ardhshme pasi ai do të udhëtojë në Ohër për t’u bashkuar me skuadrën. Hoxhallari pason transferimin e Latifit, Dokës, Selmanit dhe Kainas.
as 7 sezoneve te Tirana, Hoxhallari u largua një sezon më parë drejt Rumanisë ndërsa këtë herë ai do të nënshkruajë kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon shtesë.
