“Sot do të kushtoja 200 milionë euro”, legjenda e United përçan tifozët me deklaratën e bujshme

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, beson se ai do të vlente 170 milionë sterlina (rreth 200 milionë euro) në tregun e sotëm.

44-vjeçari fitoi gjashtë tituj të Premier League dhe një Champions League gjatë kohës së tij me Djajtë e Kuq.

Ferdinand beson se ai do të kushtonte një shifër rekord për një qendërmbrojtës nëse do të luante në ditët e sotme. Ai i tha në podcast-it Vibe with Five: “100 milionë sterlina do të ishin pak për mua në tregun e sotëm.

“170 milionë £, 400,000 £ në javë. Kaq do të ishte vlera ime sot”.

Tifozët ishin të ndarë nga deklarata e Ferdinand, njëri tha: “Ai i kushtoi United 30 milionë £ 21 vjet më parë, kështu që unë do të thosha se ai nuk është shumë larg nga vlerësimi i tij”.

Një tjetër shtoi: “Njerëzit e nënvlerësojnë se sa i mirë ishte ky djalë. Një nga mbrojtësit e parë që luanin topin dhe qendërmbrojtësi GOAT i Premier League”.

Megjithatë, disa nuk ishin dakord: “Rio do të ishte një lojtar mesatar në futbollin e sotëm. Çdo mbrojtës tani është më i mirë se ai me topin, John Stones e bën atë të duket si Titus Bramble”.

Një i dytë u shkroi: “Shpresoj se ai e kupton se si ka evoluar loja moderne, besoj se do të kishte vështirësi”.