Arabia e mbulon me ar, Brozovic zgjedh skuadrën e Ronaldos, ja sa do të përfitojë ai dhe Interi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2023, 16:54

Pas 8 viteve në Milano, Marcelo Brozovic zgjedh një aventurë të re në Arabinë Saudite ku do të bashkohet me Al Nassr dhe do të përfitojë nga 20 milionë euro në sezon për 3 vitet e ardhshme.
Nuk ka më dyshime për të ardhmen e mesfushorit kroat i cili kërkohej edhe nga Barcelona por në fund diferencën e bëri oferta e çmendur e klubit arab që do t’i paguajë plot 60 milionë euro lojtarit dhe 23 menjëherë Interit për prishjen e kontratës.
Largimi i Brozovc hap një dritare të re shprese për Kristjan Asllanin i cili mund të shpresojë për më shumë hapësira pasi skuadrën zikaltër e ka lënë këtë verë edhe një konkurrent tjetër në mesfushë, Gagliardini.
