Kepa vendos kurorë me miss Spanjën dhe miss Universe, shokët e skuadrës e shoqërojnë në altar (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2023, 08:53

Portieri spanjoll i Chelseat, Kepa Arrizabalaga nuk është menduar dy herë për t’i thënë “po” bukuroshes Andrea Martinez me të cilën është martuar duke i dhënë fund beqarisë.
Në dasmën e numrit 1 ishin të pranishëm edhe shumë shokë të skuadrës që sot mund të konsiderohen “ish” shokë si në rastin e Mateo Kovacic i cili ka nisur një aventurë të re në Manchester por edhe Kai Havertz që mbetet me valixhe në duar.

Dasma u zhvillua në Marblla të Spanjës, ndërsa ishte i pranishëm edhe Alvaro Morata e Jorginho.







