Tonali zgjedh Newcastle, Milan do ta shesë mesfushorin italian

Sandro Tonali dhe  Newcastle gjejnë gjuhën e përbashkët dhe mesfushori i Milanit ka dhënë "ok" e tij për t'u bashkuar me ekipin nga Anglia veriore. 

Gjatë orëve të fundit, mediat italiane raportojnë se klubet janë në bisedime intensive për të finalizuar marrëveshjen. Kontrata mund të firmoset nëse Neëcastle do të paguajë diçka më shumë se 70 milionë euro. 

Kuqezinjtë kërkojnë 80 milionë por palët mund të diskutojnë dhe të gjejnë rrugën e përbashkët.

Tonali është një nga lojtarët kryesorë të titullit të vitit të kaluar pasi me dygolëshin në fushën e Lazios siguroi një nga fitoret më të rëndësishme të vitit 2022.