Akuzoi shqiptarët për dhunë, gjykata në Greqi do të gjykojë Harry Maguire
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2023, 13:21

Harry Maguire do të dalë përpara gjykatës së Mykonos në Greqi për çështjen e skandalit të dhunës ndaj policisë së regjistruar në vitin 2020 në ishull.
Data e parë e gjykimit është 7 shkurti i vitit të ardhshëm. Ylli i Manchester United u arrestua në vitin 2020 për një sherr të shkaktuar në një pub ndërsa në polici ai akuzoi shqiptarët si shkaktarë të dhunës, duke deklaruar se ata sulmuan motrën e tij, por akuza rezultoi e pavërtetë.
Fillimisht, Maguire u gjet fajtor për sulm ndaj policisë ndërsa u dënua me 21 muaj burg e 10 ditë. Ai e apeloi vendimin dhe gjykimi do të nisë në shkurt 2024 pasi u shty disa herë edhe për shkak të pandemisë.
